Kronikë

Vlorë/ Kishte humbur në pyllin e Llogarasë, gjendet pas 3 orësh nga policia turisti francez

12 Tetor 2024, 19:03| Përditesimi: 12 Tetor 2024, 21:11

  • Share

VLORË - Prej me shumë se tre orë kërkim nga forcat e postës së policisë së Orikumit dhe ADZM, kanë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore një 30 vjeçar francez i cili kishte humbur në pyllin e Llogarasë.

I riu francez kishte lëshuar sinjalin Sos rreth orës 15:00, ku menjëherë policia e Orikumit ka shkuar në malin mbi parkun Kombëtar të Llogorasë dhe nga koordinatat që francezi kishte dhënë, e kanë gjetur këtë të fundit.

'Pas marrjes së njoftimit nga salla operative rreth orës 15:30, shërbimet e Policisë Orikum krijuan menjëherë një grup pune dhe nisën kërkimet. 

Rreth orës 19:30, në zonën e quajtur “Rushnje” në Karaburun, falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të shërbimeve të Stacionit të Policisë Orikum dhe atyre të ADZM Vlorë, u bë e mundur lokalizimi i turistit francez, në gjendje të mirë shëndetësore. Turisti falënderoi shërbimet për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e ofruar.', njofton policia.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?