Policia kufitare e Vlorës zhvilloi kontrolle ditën e sotme në vijën bregdetare Vlorë-Orikum për mjetet lundruese për sigurinë në plazhe.
Pas kontrollove, efektivët këshilluan të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të përdorin jelekët e shpëtimit.
Po ashtu, edhe subjektet që operojnë në linjat turistike Sazan-Karaburun u këshilluan të kenë me vete jelekët e shpëtimit për çdo turist.
Policia kufitare, thotë se kontrolloi kapacitet për çdo mjet detar nëse marrin më shumë persona në bord.
Komento