Për dy ditë me radhë në fshatin Drashovicë u mbajtën aktivitetet përkujtimore me rastin e 82-vjetorit të Epopesë së Deashovicës, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm historik, përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore, historianë, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për liri dhe atdhe.
Ceremonia nisi të shtunën në mbrëmje me ndezjen e zjarrit pranë monumennit që përkujton veç epopesë së Drashovicës edhe luftën e Vlorës duke vijuar të dielën paradite me vendosjen e kurorave me lule në memorialin e dëshmorëve.
Në fjalën e tij, kryetari i bashkisë Selenicë Nertil Bellaj theksoi se Epopeja e Deashovicës është simbol i qëndresës dhe përkushtimit për liri, dhe se sakrifica e atyre burrave e grave të guximshëm duhet të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë historike.
Edhe deputeti i qarkut të Vlorës Vullnet Sinaj konfirmoi rëndësinë e kesaj ngjarje të rëndesishme historike, në një zonë që sot meriton vëmendje maksimale, ndërsa kjo luftë ishte simbol i qëndresës së banorëve të laberisë.
Ngjarja përfundoi me një program artistik të përgatitur nga bashkia Selenicë me ansamble folklorike, dhe këngetare duke sjellë emocione dhe krenari për një nga faqet më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar.
Komente

Mire qe perkujtojme betejat kundra italian,gjerman,se kundra turqve byrazera s na vjen per mbare
Përgjigju