Vlorë - Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në zonën e Llogarasë, ku 22 kuaj janë qëlluar me armë gjahu në afërsi të “Gropave të Pirit”, duke shkaktuar një masakër të vërtetë ndaj kafshëve të pambrojtura. Pamjet e siguruara nga Report TV tregojnë se kuajt kanë plage në trup, të shkaktuara nga saçmet.
Sipas banorëve të zonës dhe aktivisteve, 4 kuaj kanë ngordhur menjëherë nga plagët, disa janë plagosur rëndë dhe kanë nevojë për trajtim veterinar, ndërsa pjesa tjetër është fshehur në pyjet e Karaburunit dhe ende s’janë gjetur.
Kjo është barbari e ushtruar ndaj tufës së kuajve, të cilët lëviznin të lirë në këtë zonë malore. Disa prej tyre përdoreshin për shëtitjen e turistëve.
Burimet thanë se autorët mund të jenë gjahtarë të paligjshëm ose persona të përfshirë në konflikte për konkurrencë, ndërmjet guidave turistike. Megjithatë pritet për t’u verifikuar, pasi policia ende nuk ka identifikuar autoret.
Ndërsa aktivistët për mbrojtjen e kafshëve kërkojnë masa ligjore, që parandalojnë akte të tilla mizore.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi ditën e djeshme, shtetasi K. K., banues në Orikum, ka bërë kallëzim se në malin e Llogarasë, ku mban të lëshuar një tufë me kuaj, ka konstatuar se dy prej tyre kanë pësuar dëmtime, dyshohet nga armë gjahu", informoi sot policia.
Komente

Shpresojme qe ato sacmet nxjerre nga trupi i kuajve t'i kete marre policia e kriminalistika per te gjetur armen nga kane dale e te zotin e saj qe ka qelluar!
PërgjigjuKur Rama ishte kryetari i bashkisë Tiranë, bashkia vriste qentë e rrugës natën poshtë pallateve me çifte. Ulërimat e qenve gjithë natën ishin një tmerr. Vetëm për këtë kurrë nuk e kam votuar. Ai që ka shtënë mbi kuajt është një i pashpirt edhe në jetën e përditshme. Mallkuar qoftë!
PërgjigjuShume gabim , Kali eshte kafsh e shenjte ! Shteti tja zevendesoje me 22 kuaj te rinj patjeter zoterise ! Shume shume keq kjo Pune
PërgjigjuO plehra njerez mbase Zoti larte ju denon qe tju dal shpirti nga bytha!!
PërgjigjuNe nuk behemi njerez.Zoti te denofte ty o plehre
PërgjigjuPo te kishte shtet i bllokon che ndermarrjet e tjera qe mirren me ket biznes.vetem kshu marrin vesh
PërgjigjuPolicia te hapi zjarr kunder banditëve qe godasin kuajt ...zjarr policia ti eliminojnë jo arrestime po zjarr zjarr denim me vdekje..
PërgjigjuEpo kjo ndodh kur dhe kafshet me dy kembe merren me turizem...
PërgjigjuHaka e kofshes se gjore te rente ne koke tende ty qe ke ngritur dore . O Rrob*** uroj ta lexosh kete,mbaje mend cfar ka per te ndodhur ty dhe njerzve te tu te dashur dhe pse ata nuk kane faj,zoti te denofte aty ku te dhemb me shume!
PërgjigjuKeta maskarenj qe qellojne kafshe e gjora duhen vrare , te zbatohet kanuni me ta …ua befte zoti ne shtepi te tyre… ne Shqiperi eshte bere mode kjo pune , ja ne gusht tufa te medha injorantesh dhe maskarenjsh shkojne ne Tomorr dhe ne grupe masakrojne kafshe te pafajshme , me idene se me gjakun e tyre pastrojne pisllekun moral qe i ka mbytur , skena te denja pwr ne epoken e gurit … primitivet jetojne po me veshje moderne… i pafte zoti
PërgjigjuKëta janë shpellarë..
PërgjigjuRrac e keqe
Përgjigjuju uroj nje fundjave te mbare me kete superlajm
Përgjigju