Kronikë

Vlorë/ Kryen parakalime të gabuara duke iu rrezikuar jetën qytetarëve, 2 shoferët gjobiten me 100 mijë lekë (VIDEO)

19 Korrik, 14:55| Përditesimi: 19 Korrik, 15:07

  • Share

Vlorë - Policia Rrugore e Vlorës ka gjobitur me 10 000 lekë dy drejtues automjetesh pasi kryen parakalime të gabuara në aksin rrugor “Dhimitër Konomi” dhe në aksin “Vlorë - Fier”.

Për shkak të këtyre parakalimeve dy shoferët vendosën në rrezik sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me dy video të publikuara më datë 18.07.2025 në rrjetet sociale, ku shfaqen manovra të rrezikshme parakalimi në dy segmente rrugore të ndryshme në qarkun Vlorë, ju informojmë se:

Në aksin rrugor “Dhimiter Konomi”, drejtuesi i një automjeti ka kryer parakalim të gabuar ndaj mjeteve që lëviznin ngadalë për shkak të ngarkesës së trafikut, në kundërshtim me nenin 146, pika 11, të Kodit Rrugor, duke krijuar rrezik për aksident për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Në aksin rrugor “Vlorë–Fier”, drejtuesi i një tjetër automjeti ka kryer parakalim të gabuar duke përshkuar anën e djathtë të karrexhatës, në kundërshtim me nenin 146, pika 1, të Kodit Rrugor, duke vënë në rrezik sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë identifikuar pronarët e 2 automjeteve dhe u kanë vendosur secilit masën administrative 10 000 lekë, për shkeljet e konstatuara.

 

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?