Vlorë- Përshtati lokalin për lojëra fati, gjatë kontrollit i gjenden edhe një sasi kanabisi. Në prangat e policisë së Vlorës përfundoi 38-vjeçari i dyshuar.
Operacioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Hetimit të Krimeve, me qëllim për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme.
Burime zyrtare njoftuan sot (13 mars) se i arrestuari është 38-vjeçari me inicialet G. R., banues në Vlorë.
“Ky shtetas dyshohet se kishte përshtatur lokalin e tij bar-kafe, në lagjen “Lef Sallata”, për organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të policisë, në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, si dhe dy pajisje elektronike të përdorura për lojëra fati”, bëri me dije policia vendore.
Hetimet për këtë rast i kaluan prokurorisë vendore, për veprime të mëtejshme.
Komente
