Një 39-vjeçar ka përfunduar në pranga mbrëmjen e së dielës në Vlorë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur më datë 1 qershor 2025, rreth orës 21:00, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, ku shtetasi N. A., banues në fshatin Kaninë, kishte ndaluar dhe parkuar automjetin e tij në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe kalimtarëve.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 'pas komunikimit të masës administrative për shkeljen, shtetasi N. A. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës.'
Menjëherë pas incidentit, efektivët kanë bërë arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Ai akuzohet për veprën penale 'Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.'
Komente

Pyetjes se si fillon kaosi politik dhe me pas ai ekonomik ( te jeni te sigurt, historia luftrave civile dhe rrenimit te nje kombi fillon me kaosin politik), fillon me kundershtimit te institucionit qe mbron rendin publik, qe ne kete rast eshte jeta e qytetareve te nje kombi. Kjo ndodh per faktin se gjate ketyre viteve, shqiptareve u eshte ofruar teza e " Secili per vete dhe Perndia per te gjithe"!! Dhe ne nuk duhet te habitemi kur nje nga keshilltaret ne zyren e Rames foli me kontekstin " Thus spoke Zarathustra' - " The God is dead"! "-Po tani cfare do bejme?? - thirren te gjithe ne kor, kemi vite e vite qe te gjithe per vete, nuk do marre vesh i pari te dytin. Dhe keshtu dalengadale fillon kaosi civil i kundershtimit, i vetgjyqesise, sepse te gjithe menduat per veten...! Une petsonalisht, kam petkrahur gjithmone krahun gjerman te ligjit per policine. Ne momentin qe ti ofendon nje efektiv policie " Je i ekzekutuar ne vend, pa paralajmerim!"
Përgjigju