Kronikë

Vlorë/ Kontrolle për lëndë narkotike, shpallen në kërkim shqiptari, marokeni dhe italiani! Kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë

2 Shtator 2024, 16:24| Përditesimi: 2 Shtator 2024, 23:00

  • Share

Një shqiptar, një maroken dhe një italian, të 3 banues në Itali, janë shpallur në kërkim ditën e sotme nga policia e Vlorës, pasi kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës, gjatë kontrolleve të bërqa nga policia për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike.

Nga kontrollet e kryera në zonën e quajtuar “Plazhi i Delisufit”, në Vlorë, 3 personat e shpallur në kërkim janë përkatësisht I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali; M. B., shtetas maroken, banues në Itali dhe  M. M..

"Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, po punon për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim", njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

S.Dh/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?