Sapo shkelim në këtë fshat duket qartë rruga e amortizuar, banesat thuajse të rrënuara, gati për të rënë dhe varfëria e cila është ulur këmbëkryq në shumë familje.
Ndalesën e parë e bëjmë tek familja, Bexhete Izetaj, e cila na fton të shohim banesën e saj e cila vetëm e tillë nuk mund të quhet. Muret e rëna dhe të çara, dritaret e mbuluara me batanije dhe frigoriferi bosh e shoqërojnë çdo ditë këtë familje.
Familja Izetaj, përbëhet nga pesë pjestarë të cilët flenë në një dhomë, disa ne tokë e disa në krevate të shkatërruar.
Bexhetja tregon se jeta e tyre çdo ditë behet edhe më e veshtirë, ku i vetmi që mundohet të sjellë një të ardhur është djali i saj i cili del nga shtëpia pa zbardhur dita dhe kthehet me natë, me shpresën se do gjejë një pune, por asgjë. E zonja e shtëpisë shprehet se jetojnë vetëm me 10 mijë lekë në muaj, të cilat shkojnë më së shumëti për ilaçe.
Ndërkohë nusja e djalit të saj, Rovena, tregon se ka dy femijë dhe se jeta është shumë e vështirë në Picar dhe sidomos në familjen e tyre. Sipas saj çdo mbrëmje flenë me shpresën që të ngrihen në mëngjes shëndoshë e mirë për shkak të amortizimit total të banesës së tyre.
Vetëm 10 metra me poshtë është banesa e Namik Halilaj, babit të 5 fëmijëve, i cili tashmë jeton i vetem për shkak të divrocit nga gruaja e tij. Ai tregon se është braktisur nga e shoqja për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, pasi ajo dhe fëmijët nuk mund të jetonin në atë situatë. Namiku tregon se ka disa vite që ka dalë nga burgu në Greqi dhe qe prej asaj kohe nuk di si ta jetojë jetën, pasi varfëria dhe papunësia ia bëjnë të pamundur atë.
Në fshatin Picar përveç këtyre dy familjeve ka edhe shumë të tjera që vuajnë prej varfërisë dhe kjo ka bërë që banorët dhe sidomos të rijntë dita-ditës të largohen drejt vendeve europiane për të siguruar një jetë më të mirë për veten dhe për familjene tyre. Ndërsa, ata pak banorë që kanë mbetur në fshat mundohen të nxjerrin bukën e gojës me blegtori, pasi mundësitë e tjera të punësimit janë të pamundura. Banorët shprehen se problemet janë të shumëta ndërsa prej të paktëm 30 vitesh nuk është bërë asnjë investim në fshatin e tyre.
Cdo ditë për banorët e fshati Picar i cili ndodhet vetëm 70 km larg qytetit te Vlorës dhe 20 km larg Bashkisë së Selenices është një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, pasi problemet dhe mungesa e vemendjes nga cdo pushtet qendror dhe vendor po bën që ky fshat të shkojë drejt braktisjes. Ndërsa e vetmja shpresë e tyre sipas banorëve janë mediat, pasi askush nuk shkel në këtë vend përveç kohës së fushatave.

Nuk donit Kasemin ju kryear bashkie do hanit mish e oriz fushave me mister donit ate te pashkollin nga Sevasteri.mir tu benet
PërgjigjuDembelë qe duan tu futësh pará nëpër xhepa por se si bëhen këtobpará as që u intereson. Duan të pasurohen brënda një dite dhe mundesisht pa punë. Të lenë tokat pa punuar dhe të vërtiten me mercedeza gjith ditën duke pirë raki e hongër speca me gjiz.
PërgjigjuKëta janë këllirat që nuk duan të punojnë.. Më vjen keq për fëmijët, sa për të rriturit nuk ma ndjen fare se ishin me këmbë e me Dorë të gjithë
Përgjigju