Vlorë

Kronikë

Vlorë/ Lejoi derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur, arrestohet inxhinieri teknik

6 Prill, 11:53| Përditesimi: 6 Prill, 11:56

  • Share

Vlorë- Inxhinieri teknik i një firme ndërtimi i cili po kryente punime në zonën e Palasës është arrestuar nga blutë e Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë, 45-vjeçari, nga Tirana, një ditë më parë ka lejuar derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur, nga zona e punimeve ndërtimore.

Si pasojë e këtij akti raportohet se është ndotur gjiri i Dhralesë dhe është prishur ekuilibri ekologjik në këtë zonë

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier teknik i një firme ndërtimi që po kryente punime në zonën e Palasës. Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas, më datë 05.04.2025, ka lejuar derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur, nga zona e punimeve ndërtimore, duke shkaktuar ndotje të gjirit të Dhralesë dhe prishje të ekuilibrit ekologjik në këtë zonë bregdetare”, njoftoi sot policia.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?