Vlorë, lëvizte me armë me vete, arrestohet 34-vjeçari

18 Prill, 11:26| Përditesimi: 18 Prill, 13:09

  • Share

Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi qarkullonte me armë zjarri me vetë, që e posedonte pa leje.

F.P., u konstatua nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, se një shtetas lëvizte në qytetin e Vlorës i armatosur.

Ai u ndalua tek zona e ‘Ujit të Ftohtë’ nga shërbimet e policisë. Gjatë kontrollit fizik dhe automjetit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehë me municion luftarak, që e posedonte pa leje.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi pistoletën dhe automjetin e 34-vjeçarit.

'Gjatë operacionit, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. P., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, që e posedonte pa leje.      
Pistoleta dhe automjeti i 34-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.', thuhet në njoftimin e policisë.
 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?