Kronikë

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare (VIDEO)

7 Janar, 20:55| Përditesimi: 7 Janar, 23:07

  • Share

VLORË – Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte (7 Janar) në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, ku një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga, pasi shoferi, një shtetas kinez, dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë drejtimit.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit kë mbetur i plagosur vetë drejtjuesi me inicialet H.R., 31 vjeç dhe një pasagjere 61-vjeçare, e huaj që ndodhej në automjet, e identifikuar me inicialet K.Zh..

Blutë bëjnë me dije se dy të dëmtuarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, shtetasi i huaj me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja e huaj K. Zh., 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

K.M/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?