Vlorë- Përfshihet nga flakët një furgon tip 'Camper' në pronësi të një turisti francez, në zonën e Zvërnecit në Vlorë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, kurse paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar kur flakët shpërthyen në të dhe ngjarja cilësohet si aksidentale.
“Sot, rreth orës 19:55, në Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, një furgon i parkuar (Camper), në pronësi të shtetasit francez A. D.”, informoi policia vendore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gazetari i Report TV, Armand Xhelili, informoi se policia dhe zjarrfikësit u nisën drejt vendngjarjes dhe pas shuarjes së flakëve po hetojnë shkaqet dhe rrethanat. Në pyetje po merret edhe turisti francez, teksa dëmet cilësohen të konsiderueshme.
Komente
