Kronikë

Vlorë/ Makina përplas 83-vjeçarin, i moshuari dërgohet drejt traumës në Tiranë

21 Qershor 2024, 15:54| Përditesimi: 21 Qershor 2024, 15:55

  • Share

Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë, në aksin rrugor që lidh Peshkëpinë me Selenicën.

Një 46-vjeçar, duke drejtuar një Toyota ka përplasur një 83 vjeçar, i cili është dërguar drejt spitalit të traumës në Tiranë

Njoftimi i policisë:

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë, në afërsi të fshatit Lubonjë, shtetasi A. N., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin I. Xh, 83 vjeç (këmbësor) i cili do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njofton policia.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?