Kronikë

Vlorë/ Makina përplas çiftin e turistëve të huaj te ‘Plazhi i Vjetër’, dërgohen për mjekim në spital, njëri me dëmtime në kokë (VIDEO)

30 Qershor, 12:40| Përditesimi: 30 Qershor, 12:58

  • Share

Vlorë- Një aksident ka ndodhur në zonën e "Plazhit të vjetër" në Vlorë, ditën e sotme (30 qershor), me pasojë 2 shtetas të huaj të plagosur.

Një automjet në lëvizje përplasi dy këmbësorë, çift turistësh të huaj. Mësohet se nga përplasja, turistja ka pësuar kontuzione (dëmtime) në kokë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore të Vlorës, që kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Të dy personat e plagosur kanë marrë fillimisht ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetësore verore në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa më pas me autoambulancë janë dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia ka nisur veprimet hetimore për rrethanat dhe shkaqet, si dhe për drejtuesin e mjetit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?