Kronikë

Vlorë/ Makina përplas gruan në Lungomare, përfundon në spital

28 Shtator 2024, 20:30| Përditesimi: 28 Shtator 2024, 21:04

  • Share

Vlorë-Një aksident është regjistruar sot në zonën e Lungomares në Vlorë.

Një automjet tip Golf ka përplasur një grua rreth të 50-ave.

E plagosura është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake raportohet se ajo ka marrë dëmtime në kokë. Ndërkohë shoferi është shoqëruar në Komisariat.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?