Vlorë- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, me pasojë një person të plagosur që u dërgua në spital për mjekim.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “10 Korriku”.
Sipas pamjeve dhe burimeve policore, një makinë është përplasur me një motor në lëvizje dhe për pasojë është plagosur personi që ndodhej në mjetin e dytë.
Teksa i dëmtuari u transportua për në spital, Policia Rrugore mbërriti në vendngjarje për të nisur hetimet rreth shkakut dhe dinamikës.
Komento
Komente
