Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Mbajti me forcë bashkëmoshatarin në makinë, nën akuzë 34-vjeçari, mister shkaqet

30 Korrik, 13:22| Përditesimi: 30 Korrik, 13:24

  • Share

Vlorë- Mori dhe mbajti një bashkëmoshatar me forcë në makinën e tij, merret nën akuzë 34-vjeçari në Vlorë.

Policia vendore njoftoi sot se ngjarja ka ndodhur pasditen e 28 korrikut, në lagjen “15 Tetori”.

Veprimet hetimore u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, që morën nën akuzë të dyshuarin me inicialet Sh. H.

“Rreth orës 17:00, në lagjen “15 Tetori”, për motive të dobëta, dyshohet se ka mbajtur në automjetin e tij, kundër dëshirës, S. B., 34 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar, por pa dhënë shkaqet e ngjarjes.

Dosja për rastin në fjalë i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër draftit të Kodit Penal, si iu duket?