Kronikë

Vlorë/ Mbanin në banesë armë zjarri e municion luftarak, babë e bir në pranga! 49-vjeçari me precedent të mëparshëm kriminal (EMRAT)

13 Shtator, 12:59| Përditesimi: 13 Shtator, 13:05

  • Share

Babë e bir kanë rënë në pranga të Policisë së Vlorës të akuzuar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Bledar Kristo dhe Kreshnik Kristo (babë e bir), kishin fshehur në banesën e tyre në fshatin Mifol, 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Sakaq, Bledar Kristo 49 vjeç, rezulton me recedent të mëparshëm kriminal po për të njëjtën vepër penale, atë të armëmbajtjes pa leje.

“Vlorë/Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Duo”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje.

Arrestohen në flagrancë babë e bir që posedonin armë zjarri dhe municion në banesë.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, rreth 200 gëzhoja municioni dhe 1 armë e ftohtë.

Në kuadër të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Duo”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje;

* ⁠K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre,  në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?