Kronikë

Vlorë/ Mbante armë zjarri fshehur në banesë, në pranga 30 vjeçari

20 Korrik 2024, 12:13| Përditesimi: 20 Korrik 2024, 12:38

  • Share

Vlorë-Një 30-vjeçar nga Vlora është arrestuar në flagrancë pasi mbante fshehur armë zjarri në banesë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 armë pushkë, municion luftarak për to dhe një sasi lëndë narkotike kanabis, informoi sot policia.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar "Strike 19".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?