Vlorë/ Mbërrin në port kroçera ‘Variety Voyager’, 44 turistë nga vende të ndryshme në bord (Video)

17 Tetor, 09:19| Përditesimi: 17 Tetor, 09:28

  • Share

Vlorë- Ka mbërritur sot rreth orës 07:00 në portin e Vlorës anija kroçerë “VARIETY VOYAGER”, me 44 pasagjerë në bord, nga vende të ndryshme.

Gazetari i Report TV, Armand Xhelili, raporton se anija turistike mbërriti nga Porti i Durrësit, teksa do të qëndrojë në Portin e Vlorës një ditë dhe më pas do të niset për destinacion e radhës, në Sarandë.

Këtë vit, Shqipëria është kthyer në destinacion për shumë turistë të huaj, teksa kanë qenë të shumta anijet turistike të ankoruara në portet tona, si veliera, jahte dhe kroçera.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/10/2024 23:40

    Keto nuk jane kryqezore,keta jane jahte e superjahte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?