VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Vlorë, ku është gjetur në port, trupi i pajetë i një personi. Mësohet se viktima është identifikuar si Metlli Mehmeti, 74 vjeç, banues në lagjen "29 Nëntori", Vlorë.
Nga sa raportohet trupi i tij mund të ketë disa ditë në det, është i dekompozuar.
Nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komento