Një automjet është shkrumbuar tërësisht në Vlorë ditën e sotme në aksin Vajzë-Sevaster.
Mjeti mori flakë në lëvizje dhe u dogj plotësisht.
Nga ngjarja nuk ka raportime për persona të lënduar.
U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet.
Komento
Komente
