Kronikë

Vlorë/ Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së, në pranga edhe bashkëpunëtori i tij (VIDEO)

25 Qershor, 15:29| Përditesimi: 25 Qershor, 15:46

  • Share

Policia e Vlorës ka arrestuar punonjësin e OSSH-së, Mario Simoni, pasi dyshohet se ka marrë para për të favorizuar një subjekt privat.

Në kuadër të operacionit të koduar “MATËSI”, në pranga ka rënë edhe një 42-vjeçar Leonard Havaraj, i cili ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka shoqëruar punonjësin e OSSH gjatë aktit korruptiv.

Në kuadër të këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100 euro, 2 celularë dhe 1 automjet.

‘Si rezultat i operacionit u arrestua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi: Mario Simoni, 35 vjeç, me detyrë shef ekipi për lexuesit e matësave të energjisë elektrike, pranë OSSH Vlorë.  Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë 100 euro nga një subjekt privat, me qëllim favorizimin për pagesën e energjisë elektrike, nëpërmjet ndërhyrjes në aparatin matës.    

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Leonard Havaraj, 42 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u konstatua së bashku me shtetasin Mario Simoni, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.    Në kuadër të këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100 euro, 2 celularë dhe 1 automjet. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë', njoftoi sot policia. 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?