Vlorë/ Ndërtoi 1 beach-bar dhe 3 dhoma plazhi në Borsh, arrestohet himarioti

22 Korrik, 11:24| Përditesimi: 22 Korrik, 11:39

  • Share

Vlore- Një 48 vjeçar është arrestuar pasi ndërtoi pa leje 4 objekte druri (beach-bar dhe dhoma plazhi) në Borsh

Konkretisht ai kishte ndërtuar 1 beach-bar dhe 3 dhoma plazhi.

Banuesi në Himarë, i identifikuar me inicialet G.I është ndaluar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”

Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 22/07/2024 11:28

    Bravo policia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?