Kronikë

Vlorë/ Ndezi dy zjarre në pak orë te pika e grumbullimit të mbetjeve urbane në Nartë dhe rrezikoi ‘Pyllin e Sodës’, arrestohet 38-vjeçari (EMRI)

1 Korrik, 16:20| Përditesimi: 1 Korrik, 16:33

  • Share

Vlorë- Ndezi dy zjarre në pak orë në një grumbull mbetjesh urbane në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth dhe zonën e mbrojtur të "Pyllit të Sodës, Policia identifikon dhe kap në flagrancë autorin e dyshuar të zjarrvënies.

I arrestuari është Eduart Islamaj, 38 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, në Vlorë.

“Në dy raste të ndryshme, konkretisht në datë 30.06.2025, rreth orës 20:50, dhe sërish në datë 01.07.2025, rreth orës 12:00, ka ndezur zjarr në mënyrë të përsëritur në një grumbull mbetjesh urbane, në vendin e quajtur “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe të mjedisit, si dhe duke rrezikuar me përhapjen e flakëve qendrën e banuar përreth dhe pyllin e Sodës, një zonë kjo e mbrojtur”, tha policia vendore pas hetimeve të kryera.

Policia vendore po heton nëse këto dy vatra zjarri janë shkaktuar qëllimisht nga i dyshuari dhe po vijon hetimet që janë ende aktive për zbardhjen e plotë të rastit. Kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “ndotja e ajrit”, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.

Policia e Vlorës apeloi edhe për kujdes maksimal në çdo veprim që mund të rrezikojë mjedisin, jetën e qytetarëve apo pronën publike dhe private, pasi “do të përballen me ligjin si dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm”.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alniku: 01/07/2025 16:52

    Vetëm në burg dhe të paktën 15 vjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?