Kronikë

Vlorë/ Në kërkim për vjedhje dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt, 3 persona në pranga

10 Shtator, 11:13| Përditesimi: 10 Shtator, 11:19

  • Share

Vlorë - Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se njëri prej tyre ishte në kërkim për vjedhje në bashkëpunim, ndërsa dy të tjerët për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit dhe Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D. S., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Po në kuadër të këtyre kontrolleve, u ndaluan edhe dy shtetas në kërkim, të dënuar nga Gjykata e  Shkallës Parë e Juridiksionit të Pergjithshëm Vlorë, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, konkretisht:

F. B., 23 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 4 muaj burgim.

L. B., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 2 muaj burgim.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për të tre rastet.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?