Vlorë/ Në kërkim prej 12 orësh, arrestohet 44 vjeçari! Qëlloi me armë zjarri në Selenicë pas një sherri

1 Dhjetor, 15:09| Përditesimi: 1 Dhjetor, 15:45

  • Share

Vlorë-Një 44 vjeçar i cili ishte në kërkim prej 12 orësh është vendosur në pranga nga policia e Vlorës.

Avni Ferraj në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në fshatin Brataj të Selenicës mbrëmjen e djeshme (30 nëntor) pas një konflikti të çastit. Për t'iu shpëtuar bluve 44 vjeçari u largua në kodrat e fshatit Brataj 

"Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Forcën Operacionale në DVP Vlorë, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, kanë zhvilluar kërkime të pandërprera gjatë gjithë natës, në kushtet e një terreni të vështirë malor dhe të pyllëzuar.

Si rezultat, sot në mesditë, në kodrat e fshatit Brataj, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., 44 vjeç, banues në fshatin Brataj. 44-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në gjendje të dehur dhe pas një konflikti të çastit, si dhe me pretendimin se disa të mitur po e bezdisnin, ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe te të miturit", informoi sot policia.

Në momentin e arrestimit, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?