Vlorë/ Nesër rikthehet në fushë pas 38 vitesh ndeshja Flamurtari-Barcelona

28 Qershor, 21:05| Përditesimi: 28 Qershor, 22:00

  • Share

Flamurtari dhe Barcelona rikthehen sërish në fushë pas plot 38 vitesh. Protagonistët e përballjeve të atyre viteve rikthehen sërish në stadiumin Flamurtari në një ndeshje mes historisë dhe nostalgjisë të shtunën ora 19 e 30 në stadium.

Estaban lojtari që shënoi në barazimin 1-1 në ndeshjen e parë në Vlorë por edhe protagonistë ndër vite të tjera me fanelën e Barcelonës kanë falenderuar organizatorët e këtij aktiviteti që  rikthen në Vlorë emocione të veçanta. Në  një konferencë për shtyp ish lojtaret Esteban dhe Salvo, dy nga lojtarët që kanë luajtur, e quajnë një ndeshje historike dhe shumë të vecantë

Kreshnik Cipi dhe Vasil Ruci e cilësojnë histori dhe nostalgji për të përcjellë vlera. E rëndësishme sipas tyre është të njihet historia e Flamurtarit të atyre viteve edhe nga brezat

Nga ekipi I Barcelonës që luajti përballë Flamurtarit janë katër futbollistë ndërsa do të ketë edhe të tjerë nga brezat ndër vite. Ndeshja do të  luhet të shtunën ora 19 e 30.

Ish lojtarët katalan mbërritën në aeroportin e Tiranës këtë pasdite ,teksa u pritën nga ish lojtarët e Flamurtarit.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 30/06/2024 13:37

    Keta jane butaforike ! Do filloje kompionati i ndeshje qe riluhen ? Kur mbaron ? Laberi hesapi !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?