Teksa Lungomarja e Vlorës po zgjatet drejt Radhimës, tregu imobilar ndjek të njëjtin trend rritës. Apartamentet tashmë në zonën bregdetare përgjatë Lungomares kanë shkuar në 3500 euro metri katror. Një zonë tjetër që po merre vemendje për invesime është Akërnia, aty së shpejti hapet aeroporti ndërkombëtar i Vlorës.
“Sidomos aeroporti i ka dhënë ‘boom’ zhvillimit ekonomik të zonës, tha agjenti imobiliar Renato Banushaj.
Ai shprehet se ndryshe nga 2024, ccmimi tani janë stabël ndaj dhe interesi është rritur. Italianët dhe polakët zënë vendin e parë mes të huajve që shfaqin interes për të blerë prona në bregdet.
“Kërkojnë shumica apartamente dhe më pak njësi shërbimi. Kanina ka marrë hov por dhe Radhima”, thekson ai.
Për ata që planifikojnë të investojnë në pasuri të paluajtshme në Vlorë, agjenti imobiliar shprehet se situata tregtare po evoluon me një kërkesë të lartë dhe oferta të kufizuara.
Komente

pritni sa tju behet rivlersimi i prones 2000-3000 eur/m dhe pastaj kur ta shitni 1500 do paguani takse se ka vlere 3000. Ta po e merrni vesht me vone po se kapni akoma se eshte i gjate ai ne kry.
PërgjigjuMe këto çmime asnjë qytetar i Vlorës nuk mund të blejë apartamente.3500 Euro m2 .Kaq të larta nuk janë çmimet as në Londër,as në Paris e as në Palma de Majorka.Me të tilla çmime as një qytetar i zakonshëm perëndimor nuk mund tu afrohet këtyre apartamenteve me çmime stratoserike.Ndërtuesit në Vlorë po fluturojnë me presh në tajare.Mendoj se këta të imobilareve gënjejnë gjithë ditën.I bie që Vlora të pushtohet nga pasanikët të cilët mund të vijnë vetëm për pushime dhe më vonë t’i mbyllin apartamentet për 11 muaj në vit.Për qytetarët vlonjat mbetet të blejnë shtëpi në fshatrat e Vlorës,sepse me rrogat që marrin nuk u mjaftojnë as për ushqim.Të rinjtë nuk martohen,sepse nuk mund të sigurojnë një banesë ku do të akomodohen.Prandaj lindshmëritë janë tepër të ulta,bile ka vdekje më shumë se sa lindje.Pra popullsia po plaket me ritme të shpejta.Kjo çon në pakësimin e popullsisë.Shqipëria sipas Institutit të Statistikave ka sot 2 milion e 100 mij banor ku 1/3 e tyre 750 mij janë moshë e tretë,pensionist.Sapo jam kthyer nga Vlora dhe duke ecur rrugëve të qytetit të zinte syri vetëm pleq e plaka në çdo orë të ditës.Të rinj nuk ka,sepse nuk ka punë dhe ata ja kanë mbathur në perëndim duke e lënë shkretë vëndin.
PërgjigjuKe te drejte Arben. Kjo eshte panorama e qytetit te Vlores-Vlora eshte bosh. Besoj qe kjo rritje cmimesh eshte nxitur nga paraja e piste dhe e korrupsionit. Nuk eshte fryt i nje zhvillimi ekonomik uniform qe mund te thuash, OK, po ndodh kjo qe po ndodh sepse ka zhvillim te madh. E njejta gje ne Tirane, nuk ka kaq kerkese sa te rriten cmimet ne kete menyre qe jane rritur. Qeveria po e bazon rritjen ekonomike, jo te puna e ndershme, jo te mjeket, inxhinieret, jo te zanatet, por e ka bazuar te droga, te korrupsioni dhe evazioni. Keta jane ata qe ndertojne ne Vlore dhe Tirane, djemte dhe vajzat e mira te Shqiperise po largohen si shenje rebelimi ndaj kesaj qeverisje anti-intelektuale.
Filloni lindni fuqi punëtore, se aeroporti i ri një vrimë në ujë do bëj.
Përgjigjuvlonjatet te mos shesin tani,,,te presin dhe ca vite qe cmimi te rritet me shume ne 2000-3000 euro m^2....
Përgjigju