Kronikë

Vlorë/ ‘Nga vjedhja në vjedhje’, 53-vjeçari thyen masën e arrestit shtëpiak, kapet ‘mat’ duke grabitur furgonin (EMRI+VIDEO)

15 Prill, 11:28| Përditesimi: 15 Prill, 12:31

  • Share

Vlorë- Një 53-vjeçar është arrestuar sot (15 prill) nga Policia e Vlorës në kushtet e flagrancës, teksa kishte thyer masën arrest shtëpiak të dhënë nga Gjykata për akuzën e vjedhjes, për të kryer një tjetër ‘mision të pamundur’.

Burime zyrtare njoftuan se finalizuan aksionin e koduar “Again”, duke i vënë prangat të dyshyarit Robert Pekmezi, banues në qytetin bregdetar.

“Pas informacioneve të siguara, në lidhje me një rast të dyshuar vjedhjeje të një automjeti në fshatin Nartë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën me qëllim kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të patrullave të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit R. P., 53 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte duke larguar mjetin tip furgon të vjedhur”, njoftoi policia.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 53-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për të njëjtën vepër penale, atë të vjedhjes.

“Policia po vijon punën hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për të verifikuar nëse ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në qytetin e Vlorës dhe në fshatrat përreth”, sqaruan uniformat blu.

Dosja i kaloi për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Vlorës, teksa u rikthye në qeli për akuzën e vjedhjes në mënyrë të përsëritur.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?