Vlorë/ Ngordhje masive e peshqve dhe e breshkave në Liqenin e Bestrovës, Inspektoriati i peshkimit nis hetimet, merr mostrat

1 Gusht, 12:34| Përditesimi: 1 Gusht, 13:13

  • Share

Vlore- Prej më shumë se një jave në brigjet e liqenit të Bestovës, 7 km larg Vlorës, kanë dalë qindra peshq të ngordhur. Në breg ka dhe dhjetra breshka të ngordhura. 

Kryetari i fshatit Bestrovë,  Anesti Korreta thotë se kjo është hera e parë që ndodh një ngordhje e tillë masive.

Këtu peshk ka pasur historikisht gjithë kohës. Është gjuajtur nga ndërmarrja e peshkimit të ujrave të ëmbël në kohën e komunizmit. Nga zona jonë nuk peshkon njeri pasi këtu uji është i ndotur. Është ujëmbledhës nga shiu. Nuk ka ndodhur një ngordhje e tillë masive.  Mund të jenë rreth 1500 kg peshk të ngordhur' thotë Korreti. 

Shërbimi veterinar në Vlorë dhe Inspektoriati I Peshkimit ka nisur hetimet. Specialistë të Inspektoriatit ishin sot atje për të marrë mostra të ujit por dhe të zonës përrreth për të zbuluar shkaqet e kësaj ngordhjeje masive.

Do të marrim mostrat dhe do i cojmë për analizë. Një muaj më parë ndodhi një situatë e tillë në një rezervat afër Fierit, ku peshqit kishin ngordhur për shkak të temperaturave të larta thotë inspektori i shërbimit veterinar Demir Dervishi 

Një banor i zonës shpreh shqetësimin pasi nuk po ndërhyhet për të pastruar ujin nga peshqit e ngordhur. Ai përjashton pistën e një helmimi të mundshëm.

"Vajti java e nuk kemi parë njeri. Thonë që është helmuar por nuk besoj se ka peshk të gjallë aty akoma. Këtu nëse vijnë të peshkojnë natën se ditën nuk ka" 

Përveç erës së keqe, peshqit e ngordhur mund të bëhen edhe shkak i përhapjes së një epidemie.

Liqeni i Bestrovës është ndërtuar mbi 60 vite më parë për vaditjen e tokave. Në kohën e komunizmit është gjuajtur peshk nga ndërmarrja e peshkimit të ujrave të ëmbël. 

1722508717_breshkat.png

Foto: Breshket e ngordhura buze liqenit

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?