Dokumenti i sekuestruar

Vlorë/ Nigeriani tenton të dalë nga Shqipëria me dokumente italiane false, ndalohet në port

12 Qershor, 16:11| Përditesimi: 12 Qershor, 16:16

  • Share

VLORË-Një 32-vjeçar me origjinë nigeriane është ndaluar nga policia në portin e Vlorës, pasi tentoi që të dilte nga Shqipëria me dokumente italiane false.

Në bazë të kontrolleve të kryera uniformat blu sekuestruan letërnjoftimin fals dhe nisën procedimin penal për 32-vjeçarin.

O. S., 32 vjeç banues në Nigeri.

32-vjeçari ka paraqitur në sportel, në dalje, letërnjoftim italian me të dhënat e tij, i cili pas ekzaminimit në laborator, rezultoi i falsifikuar. 

Letërnjoftimi fals u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Vlorës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?