Vlorë, nis legalizimi i pallateve të braktisura, Ahmetaj: Investitorë të tillë nuk do marrin më leje ndërtimi pa përfunduar procedurat me ndërtimet e lëna përgjysmë

17 Prill 2022, 21:59| Përditesimi: 17 Prill 2022, 22:05

  • Share

Banorët e 5 pallateve në lagjen ‘Pavarësia’, me mbi 260 apartamente dhe rreth 60 dyqane kanë përfituar certifikatën e legalizimit, pas shumë viteve pritje, për shkak se investitorët e tyre i kishin braktisur.

Dokumentet e pronësisë u dorëzuan nga zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj dhe drejtori i Kadastrës Shqiptare Artan Lame. Pas shqetësimit të banorëve se ndërtues të tillë të papërgjegjshëm në shumë raste vijojnë të aplikojnë për leje ndërtimi pranë bashkive, ata premtuan një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.

"Ne e kemi diskutuar disa herë dhe së shpejti do ta formalizojmë si normë ligjore që ndërtuesit që kanë braktisur ndërtimet dhe nuk i kanë shërbyer në bazë të ligjit procesit të qytetarëve deri në fund, ata si emra dhe kompanitë e tyre do të ndalohen të marrin më leje ndërtimi nga bashkitë, pa përmbyllur më pare procedurat me banorët për objektet e ndërtuara”, tha Ahmetaj.

“Nuk mund të lejojmë që në një pallat të vetëm 100 veta të rrinë në këtë derexhe, për faj të një ndërtuesi të papërgjegjshëm, që vijon pastaj të marrë leje të tjera ndërtimi”, u shpreh Lame nga ana e tij.

Në qytetin bregdetar të Vlorës, Drejtoria Rajonale e Kadastrës ka identifikuar rreth 280 pallate të braktisura, të ndërtuara në hapësirën kohore 2000-2020. Vlora mbetet një ndër qytetet më problematike për sa i përket çështjes së pronave, për shkak se vitet e fundit qyteti po merr edhe një zhvillim të lartë turistik.

Vlora është një qytet që vitet e fundit po merr zhvillim turistik të spikatur. Kjo gjë ka rritur interesin për pronat e paluajtshme dhe për rregullimin e gjendjes juridike të tyre. Në këtë pikë, një nga problemet e shfaqura ka qenë edhe ai i legalizimit të pallateve të braktisura ndër vite nga investitorët.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 18/04/2022 01:54

    Po ketej nga Fresku e Dajti, ka ndonje shans apo u harrua premtimi?

    Përgjigju
  • Golemi yll bote: 17/04/2022 22:40

    Po ky plera çar do ne valore nuk dolen b...e q...t e kavajes per ti pastru leket e inceneratorve Po u kthye dhe nga vlora ky.funderrine kanceri shqipris eshte ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?