Ka nisur puna për restaurimin e Manastirit të Zvernecit me një fond prej 8 milionë lekësh të kishës autoqefale ortdokse në Vlorë. Faza e parë e investimit ka mbaruar me restaurimin e kishës, ndërsa e dyta parashikon restaurimin e gjithë konakeve, suvatimet, etj. Pritet që investimi të përfundojë brenda 6 muajsh.
"Pandemi, prishja e urës dhe mosfunksionimi i manastirit si kamp veror la pasojat e veta dhe sigurisht që ka shumë dëme të mëdha. Gjithsesi, tashmë kemi marrë lejen nga Ministria e Kulturës për restaurimin e konakëve, dyert dyshemetë si dhe riparimet e dy mureve rrethues. Patjetër që për Vlorën dhe Shqipërinë ka rëndësi sepse manastiri do kthehet në identitet”, tha At Jani Papa, administrator i Manastirit të Zvernecit.
Zverneci është në krye të axhendës së turistëve të huaj, në çdo stinë.
“Më pëlqen natyra, deti, kisha në ishull, fantastike! Tani pres të shoh dhe flamingot në lagunën e Nartës”.
“Është shumë këndshëm, vijmë nga Gjermania dhe vizitojmë për herë të parë Vlorën e zvernecin”, - shprehet çifti gjerman.
Manastiri dhe kisha e Shën Mërisë, ndërtuar në ishullin piktoresk, në mesin e shekullit XIV janë objekte të trashëgimisë kulturore.