VLORË - Një 24-vjeçar në fshatin Llakatund të Vlorës është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të marte, 22 korrik. I riu është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Mësohet se 24-vjeçari Eugen Mahmutaj ka marrë plagë në bark, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.
Autori, një 25-vjeçar, Gezim Rrapaj, është shpallur në kërkim. Ai e ka qëlluar bashkëmoshatarin me thikë pas një konfilkti motivet e të cilit ende nuk dihen.
“Sot, rreth orës 21:00, në fshatin Llakatund, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi E. M., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është shtetasi G. Rr., 25 vjeç”, njoftoi Policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Komente
