Kronikë

Vlorë/ E moshuara rrezikoi mbytjen në det, e shpëton çifti i turistëve ukrainas! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë (VIDEO)

28 Janar, 12:12| Përditesimi: 28 Janar, 13:38

  • Share

Vlorë- Një grua e moshuar ka rrezikuar sot (28 Janar) mbytjen në det, në rrethana dhe shkaqe që ende po hetohen nga policia vendore.

Ajo u dërgua me urgjencë drejt spitalit rajonal në orët e paradites. Sipas mjekëve, gruaja rreth të 80-ve ndodhet në gjendje të rëndë, në reanimacion. Por heronjtë që e shpëtuan mësohet se janë një çift turistësh nga Ukraina, të cilët thanë se dëgjuan thirrje për ndihmë dhe të bërtitura, duke u zhytur menjëherë në ujë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares, në afërsi të portit të Vlorës.

“Ajo është nxjerrë nga uji, nga dy turistë, dhe më pas është transportuar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetases dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha policia vendore.

Gazetari i Report TV, Armand Xhelili, informon se gruaja ka rrezikuar të mbytet në det. Është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar nga personat e pranishëm në vendngjarje dhe është dërguar me shpejtësi drejt spitalit për mjekimin e duhur dhe të specializuar.

Në pamjet e siguruara shihet grupi i ndihmës së shpejtë të mjekëve të spitalit dhe policia që bëjnë ndërhyrjen e nevojshme për ta mbajtur në jetë dhe më pas transportimin me barelë dhe ambulancë drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e identitetit të saj, rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?