Policia e Vlorës

Kronikë

Vlorë/ Njëri përfitoi tokë me dokumente false, tjetri mori 1 mijë euro kapar për hotelin përmes mashtrimit, 2 persona nën akuzë pas kallëzimeve

11 Korrik, 18:51| Përditesimi: 11 Korrik, 18:54

  • Share

Vlorë- Policia e Vlorës ka goditur dy raste mashtrimi, duke marrë nën akuzë dy burra të dyshuar.

Një nga rastet bënë fjalë për përfitim të tokës me dokumente false dhe i dyti për mashtrim me 1 mijë euro për të dhënë një hotel me qira në Radhimë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare njoftuan sot (11 korrik) se referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për Q. Z., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim gruaja me inicialet N. Z, me pretendimin se ka përfituar një sipërfaqe toke të saj, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Kurse I. J., 54 vjeç, banues në fshatin Radhimë, është denoncuar nga G. N., se se e ka mashtruar duke i premtuar se do t’i jepte një hotel me qira, duke i kërkuar paradhënie shumën prej 1000 euro në dorë si kapar, të cilën nuk ia ka kthyer më. Për të dyja rastet hetimet i kanë kaluar organit të akuzës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?