Vlora-Policia e Vlorës ka nisur hetimin për një mjeke pediatre, pasi nuk i ka dhënë mjekimin e duhur një fëmije.
Denoncimi është bërë nga babi i fëmijës, ndërsa fëmija më pas është dërguar për të marr mjekim në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
'Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisen procedimin penal për shtetasen D. G., 38 vjeçe, mjeke pediatre, e dyshuar për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.
Sipas informacioneve nuk ka dhënë mjekimin e duhur fëmijës dhe babai i tij ka bërë denoncim për mjeken dhe më pas fëmija është dërguar për të marr mjekim në Tiranë', njoftoi sot policia.
Komente
