Përkeqësimi i motit dhe era e fortë në bregdet ka rrezikuar disa grupe turistësh në Vlorë. Policia Kufitare e këtij qyteti u shkoi në ndihmë 16 turistëve që udhëtonin me mjete lundruese kanoe, në dy raste të ndara në Palasë dhe Qeparo, jeta e të cilëve u rrezikua për shkak të dallgëve të forta.
Gjithashtu, u dha ndihmë e menjëhershme një shtetaseje, të cilën era e fortë e kishte larguar rreth 4 milje nga bregu, ndërsa notonte me një komerdare, në zonën e Drimadhes.
Një tjetër rast u regjistrua në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, Një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu, duke rrezikuar jetën e dy pushuesve që ndodheshin në bord. Ata janë shpëtuar nga policia e kufitare dhe ajo e komisariatit të Lezhës.
Të gjithë turistët e shpëtuar në Vlorë dhe Lezhë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
"Policia Kufitare Vlorë u shkoi në ndihmë 16 turistëve që udhëtonin me mjete lundruese kanoe, në dy raste të ndara në Palasë dhe Qeparo, jeta e të cilëve u rrezikua për shkak të dallgëve të forta. Pas marrjes së njoftimeve për dy raste të ndryshme, në Palasë dhe Qeparo, ku turistë që udhëtonin me kanoe nuk po mund të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve të forta si pasojë e përkeqësimit të motit, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi dhe Himarë organizuan menjëherë ndërhyrjen e nevojshme.
-Rasti i parë – U dha ndihmë në plazhin e Palasës, ku një çift turistësh që po lundronin me kanoe, u gjendën në vështirësi për shkak të dallgëve. Shërbimet e Njësisë Policore Detare ndërhynë menjëherë dhe i shoqëruan në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
-Rasti i dytë – U dha ndihmë në Qeparo, ku 14 turistë që ndodheshin në disa kanoe rrezikuan jetën për shkak të motit të keq dhe erës së fortë. Policia Kufitare ndërhyri me mjetet e saj lundruese dhe bëri të mundur shpëtimin dhe shoqërimin e të gjithë turistëve në breg, pa probleme për shëndetin e tyre.
-Rasti i tretë – U dha ndihmë në plazhin e Drimadhes, ku një shtetase që po qëndronte në një komerdare, si pasojë e erës së fortë ishte larguar rreth 4 milje nga bregu. Pas lokalizimit të saj, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi bënë të mundur shoqërimin në breg, në gjendje të mirë shëndetësore', njoftoi policia e Vlorës.
Policia kufitare e Lezhës ka parandaluar një tragjedi në det, ku dy persona rrezikuan jetën pasi mjeti lundrues me të cilin udhëtonin pësuan defekt dhe u larguan nga bregu për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, policia mori njoftimin për incidentin që po ndodhte përballë plazhit “Rana e Hedhun”.
“Një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu, duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që ndodheshin në bord.”-thuhet në njoftimin e policisë.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë Kufitare Shëngjin, u mobilizuan me mjete lundruese dhe Jet Ski për të ofruar ndihmën e nevojshme. Dy personat në bord u nxorën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore, pa pësuar dëmtime.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:00 të datës 28.06.2025, Salla Operative e Policisë mori njoftim se, përballë plazhit “Rana e Hedhun”, një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu, duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që ndodheshin në bord.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u angazhuan me mjet lundrues dhe Jet Ski për ofrimin e ndihmës së menjëhershme.
Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve të koordinuara, mjeti lundrues u tërhoq nga mjeti i Policisë Kufitare deri në portin e Shëngjinit. Dy shtetasit që ndodheshin në bord u nxorën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia Kufitare dhe Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vijojnë angazhimin me përkushtim për garantimin e sigurisë në hapësirat ujore dhe tokësore, si dhe për ofrimin e ndihmës ndaj pushuesve dhe qytetarëve, në çdo rast emergjence.
Moti i përkeqësuar që ka përfshirë jugun e vendit, kryesisht me erë të fortë, ka krijuar dhe rrezik mbytjeje në det. Policia kufitare e qarkut të Vlorës, por dhe Himarës, ka kërkuar sensibilizim për të gjithë turistët që mos të dalin në det me mjete lundruese, kryesisht të vogla, pasi rrezikohen.
Mesditën e sotme ka pasur shumë raste që kanë kërkuar ndihmë turistë të ndryshëm që kishin dalë në det me mjete lundruese, ku çifti nga Tirana kërkuan ndihmë pasi dallgët e larta, por dhe era e fortë, i kishte spostuar larg bregut, gati 3-4 km larg, dhe rrezikonin mbytjen.
Policia kufitare u ka shkuar në ndihmë çiftit duke i rimorkiuar dhe nxjerrë në breg shëndoshë e mirë, por për shkak të detit me dallgë dhe erës së fortë punonjësit e policisë kufitare në Himarë kanë rrezikuar edhe ata jetën. Ndërkohë që ka pasur dhe raste të tjera që kanë kërkuar ndihmë përgjatë vijës bregdetare të Himarës.
Komente

Ku ven keta pa jelek shpetimi si e ka marr licencen boti.
Përgjigju