Foto ilustruese

Vlorë/ Organizoi festë në lokalin e tij në kundërshtim me masat COVID, gjobitet me 10 mln lekë pronari

23 Dhjetor 2020, 17:51| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 18:43

  • Share

VLORË - Pronari i një lokali në Vlorë është gjobitur me 1.000.000 lekë për thyerjen e masave anti-COVID.

Gjatë kontrolleve të policisë, në lagjen "24 maji" është konstatuar një lokal i cili kishte organizuar një event me rastin e festave në kundërshtim me masat e vendosura.

Si pasojë është gjobitur pronari me iniciale R.R. me masën administrative 1.000.000 lekë.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, policia njoftoi se janë gjobitur 523 qytetarë të cilët u konstatuan pa maska në rrugë. Gjithashtu u gjobitën dhe 13 persona të tjerë të cilët lëviznin pas orës 22:00.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?