VLORË - Pak minuta reshje në Vlorë dhe disa prej rrugëve kryesore të qytetit pak nga pak po pushtohen nga uji.
Problematika deri më tani janë në rrugën Gjergj Araniti, rruga Kosova pranë universitetit të Vlorës si dhe zona pranë bibliotekës "Shefaqe Musarai".
Deri më tani zona e Albano dhe Rominës nuk ka shfaqur problematika. Intensiteti i reshjeve të shiut është në rënie por parashikohet që në orët në vijim të kemi të tjera reshje me intensitet të lartë.
Nga përmbytjet e 4 tetorit në Vlorë, u dëmtuan 352 banesa dhe 80 biznese, pronarët e të cilave ende nuk kanë marrë dëmshpërblim edhe pse janë kryer vlerësimet nga Bashkia e Vlorës.
Shijoni Vlorën dhe gjatë përmbytjeve
Përgjigju