Kronikë

Vlorë/ Parakaloi me shpejtësi autobusin, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me qepenin e biznesit! Lëndohet shoferi

13 Qershor 2024, 11:55| Përditesimi: 13 Qershor 2024, 12:18

  • Share

Një tjetër aksident, i dyti brenda 24 orëve pas atij të ndodhur të mërkurën në pasdite në Bypassin e Vlorës, ka ndodhur mëngjesin e sotëm (13 qershor).

Një mjet tip Golf, ka dal nga rruga dhe është përplasur me qepenin e një qendër kursesh, në rrugën "Ali Demi" në Vlorë.

Drejtuesi ka tentuar të parakaloi me shpejtësi një autobus me punonjës fasonerie por si rrjedhojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin.

Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i mjetit është lënduar duke marrë plagë në kokë, teksa është transportuar me urgjencë në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti mund të kishte përfunduar në brendësi të godinës e cila funksiononte si qendër mësimi gjuhe të huaj teksa kanë qenë qepenat e dyqanit që e kanë mbajtur.

Qendra e kurseve në ato momente fatmirësisht ishte mbyllur.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?