VLORË - Shuhet pas thuajse 4 ditësh zjarri në zonën e Hidrovorit në afërsi të fshatit Akërni.
Reshjet e shiut gjatë mbrëmjes kanë shuar flakët ndërsa dëmet e shkaktuara si rjedhojë e zjarrit janë të konsiderueshme.
Dhjetra hektarë tokë e djegur, tokë me shkurre, pemë të llojit pishë por edhe bimësi të zonës janë shkrumbuar. Gjithashtu është djegur nga flakët një pjesë e pyllit aty pranë.
Nga forcat zjarrfikëse do të vijojë edhe sot monitorimi i situatës pasi ka trungje që digjen dhe përbëjnë rrezik për t’u riakzivizuar zjarri sërish.
Komento
Sikur te kishim satelitet ky zjarri do ishte eleminuar pa filluar. Rrofte shiu!
Përgjigju