Kronikë

Zjarr në sezon turistik/ Fusha e mbetjeve në Vlorë në flakë, tymi mbulon qytetin! Dredha: I qëllimshëm, kallëzim të gjitha hallkave (VIDEO)

7 Qershor, 13:13| Përditesimi: 7 Qershor, 16:34

  • Share

Fusha e mbetjeve në periferi të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme (7 qershor), duke krijuar një situatë të rënduar për banorët e zonës.

Zjarri ka shkaktuar një re të dendur tymi, e cila është përhapur mbi lagjet përreth deri edhe në Lungomare.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton nga vendngjarja se zjarrfikëset kanë mbërritur në terren, por ndërhyrja është vështirësuar për shkak të erës së forte.

“Edhe pse landfilli është vënë në punë, jemi ende larg përmbushjes së premtimeve. Fusha e mbetjeve qëndron aty prej më shumë se 20 vitesh. Është bërë thuajse e zakonshme që kjo zonë të përfshihet nga flakët, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht.” - raporton gazetari Xhelili.

Sipas tij, më herët në këtë vend janë vendosur kamera sigurie për monitorim, por ato janë dëmtuar nga zjarri në një tjetër rast të ngjashëm.

“Më herët, në këtë zonë ishin vendosur edhe kamera sigurie, por ato janë djegur", raportoi gazetari.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, që e cilëson zjarr të qëllimshëm, ngjarje e përsëritur, me qëllim dëmtimin e imazhit të qytetit në këtë sezon veror dhe turistik.

Ai kërkon hetimin e ngjarjes dhe ndëshkimin e përgjegjësve, përfshi të gjitha hallkat, mes tyre edhe institucionet në varësi të bashkisë, që duhet ta monitoronin situatën.

“Si pasojë e një rrethane të përsëritur dhe të patolerueshme të zjarrëvënies së qëllimshme apo papërgjegjshmërisë njerëzore, në fushën e mbetjeve, Bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia”, shprehet i zgjedhuri vendor mes të tjerash.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. 

“Vlora, edhe pse në mes të ditës me diell, duket si një qytet i zymtë nga reja e tymit që e mbulon.”-vijoi Xhelili gjatë raportimit.

Ora 13:53
Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku Dredha: I qëllimshëm! Kallëzim penal të gjitha hallkave, përfshi dhe institucionet që varen nga Bashkia! Dënim kujt dëmton imazhin e qytetit

1747303584_ermaldredha.JPG

Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës

Për zjarrin masiv të fusha e mbetjeve në Vlorë, pikërisht në nisje të sezonit veror dhe turistik, ka reaguar edhe kryebashkiaku Ermal Dredha.

Teksa e quan një “rrethanë të përsëritur dhe të patolerueshme”, i zgjedhuri vendor shprehet se kjo është një “zjarrvënie e qëllimshme” dhe papërgjegjshmëri njerëzore.

Ai konfirmon se Bashkia dhe Policia e Shtetit kanë bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos përsëriten më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia vetë.

Reagimi i kryebashkiakut Ermal Dredha:

“Si pasojë e një rrethane të përsëritur dhe të patolerueshme të zjarrëvënies së qëllimshme apo papërgjegjshmërisë njerëzore, në fushën e mbetjeve, bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia. Organet ligjzbatuese janë vënë në veprim për të dënuar cilindo që përpiqet të dëmtojë imazhin e qytetit në nisjen e sezonit turistik.

Sidoqoftë, janë marrë masat e menjëhershme për shuarjen e zjarrit dhe mospërsëritjen e kësaj ngjarje të shëmtuar!”.

Postimi i kryebashkiakut Dredha
H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 07/06/2025 15:33

    Keto jane inceneratoret te cilat vazhdojme i paguajme ne saje te kontratave.

    Përgjigju
  • beni: 07/06/2025 15:05

    VLORA do incenerator mor zoti dredha. ashtu sic do dhe tirana..durresi. korca dhe shkodra....

    Përgjigju
  • EDI RAMA: 07/06/2025 14:52

    ME KETO PAMJE JU UROJ NJE JAVE TE MBARE....

    Përgjigju
    • XXXX: 07/06/2025 16:03

      Flm

  • velo: 07/06/2025 14:01

    Filloi sezoni turistik....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?