Një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Radhimë në Vlorë. Policia njofton se ekipet e zjarrfikëses të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
‘Më datë 22.03.2022, në afërsi të fshatit Radhimë, Vlorë, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur barëra, shkurre dhe disa rrënjë ullinj. Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja dhe shërbimet e Rendit të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.