Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, qytetin e mbulon tymi në kulmin e sezonit turistik! Dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

12 Korrik, 16:21| Përditesimi: 12 Korrik, 16:52

  • Share

VLORË- Në kulmin e sezonit turistik, fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët ditën e sotme. Sipas informacioneve paraprake mendohet se zjarri është vendosur qëllimisht.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrëfikëse për shuarjen dhe mospërhapjen e flakëve. 

Kjo nuk është hera e parë që përfshihet nga zjarri. Muajin e kaluar, 26 qershor ky vendgrumbullim i mbetjeve u përfshi nga zjarrri dhe u dyshua se ishte vendosur në mënyrë të qëllimshme.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 13/07/2024 17:06

    Është e vërtetë se kjo nuk është hera e parë që po ndodh, kjo kërkon zgjidhje urgjente dhe definitive dhe jo me zgjidhje provizore dmth me zjarrfikëse. Kryetari I Bashkisë sidomos tani në verë të mos e zërë gjumi të jetë I kudondodhur ku është papastërtia, kanalet e hapura,gropat e pambyllura,te plazhet që nuk u kanë lënë hapësirat publike pushuesve vlonjatë, shtyllat e drurit të transmentimit ajror të energjisë elektrike si në vitet 70,mos respektimi I orareve për zhurmat në mbrëmje. Pra punonjësit e bashkise duhet në sezonin verortë jenë në këmbë e të punojnë natën që qyteti të jetë I pastër por po nuk udhëhoqi vetë kryetari me shembullin e tij duke e shkelur dhe parë me sytë e tij ditë e natë gjithçka që shqetëson qytetarët e vlorës dhe punonjësit do flenë gjumë e do e gënjejnë sikur gjithçka është në rregull, e mori përsipër këtë detyrë ti dalë zot

    Përgjigju
  • Lisi: 13/07/2024 00:06

    Kjo pune eshte cdo vere ne Vlore.Turistet shqyejne syte.Gjithe naten keshtu digjen plehrat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?