Xhamia e Plumbit është e mbyllur prej 4 tetorit, namazi falet në xhaminë Neshat Pashaj. Monument kulture i kategorisë së parë xhamia, do të qëndrojë e mbyllur për një kohë të gjatë, pasi do t'i nënshtrohet restaurimit të plotë. Objekti 500-vjeçar kishte pësuar dëmtime gjatë viteve, të cilat u thelluan nga përmbytjet e 4 tetorit. Siç shihet në pamjet e Report TV, kanë rënë pjesë të suvasë, janë shkatërruar muret, kupola dhe dyshemeja.
“Siç u përmbyt gjithë Vlora u përmbyt dhe xhamia. Uji hyri brenda bëri dëmtime të mëdha. Pamë pastaj dhe dëme të tjera ndaj vendosem ta mbyllim sepse përbën rrezik për besimtarët. Jemi në koordinim me Ministrinë e Kulturës për rikonstruksion të plotë të godinës dhe ambientit përreth”, tha për Report TV, Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku.
Komuniteti Mysliman në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve do të hartojnë projektin, ndërsa financimin e presin nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
“Sot dhe nesër pres dy grupe ekspertësh për evidentimin e dëmeve. Verfimet bëhen si komuniteti dhe specialistët e monumenteve, ndërsa investimi nga TIKA e Turqisë. Duhet një punë e vëmendshme sepse bëhet fjalë për ringjalljen e një ndërtese 500-vjeçare”, tha Myftiu.
Xhamia e Muradies ose siç njihet ndryshe Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitin 1542 nga arkitekti i famshëm Osman Mimar Sinani gjatë sundimit te Sulltan Sulejmanit. Struktura përbehet nga ndertesa kryesore dhe minarja.
Ça thoni?? na ngeli mirjani pa ngritur menderen perpjet..
PërgjigjuNa çat menderen me këto xhamitë...xhami këtu xhami atje....
PërgjigjuPo keta te paaftet e bashkise do paguajne ndonje dem?
Përgjigju