Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Përndiqte dhe nxiste të miturin të përdorte substanca narkotike, arrestohet 26-vjeçari

1 Gusht, 14:08| Përditesimi: 1 Gusht, 14:09

  • Share

Vlorë - Një 26-vjeçar i cili theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, përndiqte dhe nxiste një të mitur të përdorte substanca narkotike ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.

I riu u kap në flagrancë jashtë banesës nga uniformat blu.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Përndjekja”.

Ky shtetas u kap në flagrancë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Përndjekja”. Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari ka përndjekur një të mitur 12-vjeçar, si dhe e ka nxitur për përdorimin e substancave narkotike”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?