Kronikë

Vlorë/ Përplasen 4 makina në Transballkanike, plagoset 21-vjeçarja

29 Shtator, 20:20| Përditesimi: 29 Shtator, 20:27

  • Share

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50, në rrugën “Gjergj Kastrioti”.

Në ngjarje janë përfshirë katër automjete; një Mercedes Benz me targa AB102GR, një Toyota me targa AB589HD, një Audi me targa AB926GS dhe një tjetër Audi me targa AB725FV që ishte e parkuar.

Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz, Mane Xhelaj 27 vjeç, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit. Ndërkohë, drejtuesi i Toyotës, Gerisian Gjishti 29 vjeç, ka rezultuar negativ në testin e alkoolit. Në këtë mjet udhëtonte si pasagjere 21-vjeçarja Silvia Hasa, e cila pas aksidentit është dërguar në spital dhe është shtruar për mjekim.

Edhe drejtuesja e Audit me targa AB926GS, Ilivia Imeraj, ka rezultuar negative në testin e alkoolit. Automjeti i katërt, një Audi me targa AB725FV, ka qenë i parkuar në momentin e përplasjes.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?